Rreth Nesh
Gleo Fragrance lindi nga dëshira dhe pasioni ynë i madh për parfume. Për ne, parfumi nuk është thjesht një aromë – ai është një art, një mënyrë për të shprehur personalitetin dhe për të treguar historinë tuaj pa folur. Për këtë arsye, gjithmonë kemi dashur ta trajtojmë parfumin ashtu siç meriton: si ART.
Ky pasion u lind edhe nga eksperiencat tona: viziton parfumeri, provon parfume në letër, bën blerjen dhe më pas nuk të pëlqen si e ndjen në lëkurën tënde. Nuk ishte parfumi i keq – thjesht nuk i jepnim kohën e duhur për të shprehur aromën e tij të plotë. Sepse nuk ka parfume të këqija, ka vetëm hunda të ndryshme.
Nga ky kuptim lindi ideja e decanteve – një mënyrë për të dhënë kohën dhe hapësirën që çdo parfum meriton, duke e bërë provimin dhe përdorimin të thjeshtë, praktik dhe të këndshëm. Ndërsa kjo është një praktikë që qarkullon prej kohësh në botë, Gleo Fragrance e solli këtë koncept në Shqipëri që prej vitit 2023, duke e përshtatur me stilin dhe nevojat lokale.
Mirpo, klientët tanë të nderuar e kthyen këtë biznes jo vetëm në një mënyrë për të provuar parfume, por e trajtuan decantin si një stil jetese. Ata nuk përdornin më shishe të mëdha, por vetëm decante – për arsye të çmimit, për mundësinë e të pasurit aromë të ndryshme çdo ditë dhe për elasticitetin që decantet ofrojnë.
Ne menduam gjithashtu për ata që duan të kenë një parfum niche të vërtetë pa shpenzuar për shishen e plotë. Decantet ofrojnë mundësinë për të provuar dhe shijuar luksin e çdo parfumi – pa pasur nevojë të investosh mijra lek. Kjo është arsyeja pse decanti është diçka perfekte.
Ne besojmë se një parfum i mirë duhet të ndjehet dhe të mbahet mend, dhe qëllimi ynë është ta bëjmë këtë eksperiencë të thjeshtë, të bukur dhe të këndshme për çdo klient.
Çfarë janë decantet?
Decantet janë një sasi e vogël e një parfumi origjinal, e marrë direkt nga shishja e tij dhe e vendosur në një shishe më të vogël, zakonisht 1ml, 2ml, 5ml ose 10ml.
Parfumi nuk ndryshohet, nuk përzihet dhe nuk krijohet nga dyqani. Ai mbetet i njëjti parfum origjinal, nga e njëjta shishe dhe me të njëjtën formulë.
Qëllimi i decanteve është t’i japin kujtdo mundësinë të provojë një parfum para se të blejë shishen e plotë, sidomos kur bëhet fjalë për parfume të shtrenjta ose niche. Përveç testimit, decantet përdoren shpesh edhe për përdorim të përditshëm. Për shembull, një 10ml mund të zgjasë rreth një muaj, në varësi të përdorimit.
Për transparencë, janë publikuar edhe video që tregojnë procesin e mbushjes së decanteve, nga shishja origjinale deri tek shishja e vogël.
Si llogaritet çmimi i decanteve?
Çmimi i decanteve llogaritet në mënyrë proporcionale me çmimin dhe sasinë e parfumit origjinal. Ky është i njëjti parim që përdoret në industrinë e parfumeve, ku vlera e produktit lidhet me çmimin për ml. Për këtë arsye, sa më i shtrenjtë të jetë parfumi origjinal, aq më i lartë do të jetë edhe çmimi i decantit, pasi bëhet fjalë për të njëjtin parfum dhe të njëjtën formulë.
Decantet nuk janë:
Parfume vajore
Imitime ose kopje
Parfume të krijuara nga dyqani
Decantet janë një pjesë e një parfumi origjinal, e ofruar në një format më të vogël dhe më praktik.
Sqarim: Decantet janë rimbushje nga parfume origjinale dhe nuk janë të lidhura, të sponsorizuara apo të autorizuara nga brandet respektive. Emrat e brand-eve përdoren vetëm për identifikimin e parfumit origjinal.
FAQ – Pyetje të Bëra Shpesh
1. A janë decantet origjinale?
Po, të gjitha decantet janë pjesë e parfumeve origjinale, me të njëjtën formulë.
2. Sa zgjat një 5ml ose 10ml?
Varet nga përdorimi, por një 10ml i përdorur rregullisht zakonisht mund të zgjasë rreth një muaj.
3. Pse kushton decanti kaq?
Çmimi llogaritet proporcionalisht me çmimin e shishes origjinale dhe sasinë që merr.
4. A janë parfume vajore ose imitime?
Jo, janë të njëjtat parfume origjinale, nuk ndryshohen ose përzihen.
5. A i krijoni ju parfume të reja?
Jo, decantet janë thjesht pjesë e parfumeve origjinale.
6. A mund ta përdor parfumin çdo ditë?
Po, decantet janë perfekte edhe për përdorim të përditshëm.
7. Si bëhet procesi i mbushjes?
Procesi është transparent dhe mund të shihet në video të ndryshme të publikuara, ku tregohet çdo hap nga shishja origjinale tek shishja e vogël.
Gleo Fragrance nuk është thjesht një mënyrë për të blerë parfum – është një mënyrë për ta përjetuar atë siç duhet. Ne ju ftojmë të eksploroni, të provoni dhe të gjeni aromat që flasin për ju, pa nxitim dhe pa kompromis. Sepse çdo parfum ka një histori, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar ta zbuloni atë – në mënyrën më të thjeshtë, praktike dhe autentike të mundshme.